Deliu-Kodra: Nuk arritëm që të krijojmë shumicën, Kushtetuta nuk lejon që Kurti të mandatohet sërish

31 tetor 2025 | 21:48

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se ka qenë e pritshme që situata e tillë politike pasi ka qenë e pamundur që qoftë pozita qoftë opozita të krijojë shumicën parlamentare për krijimin e Qeverisë.

“Nuk mendoj që fokusi i partive është që të hedhin fajin tek njëra-tjetra natyrisht epilogu i zhvillime për 8 muaj është ditë çfarë do të jetë. Prandaj Partia Demokratike e Kosovës në mënyrë konsistente ka qenë e zëshme në kërkesën e saj për zgjedhje edhe më herët sepse pritshmëritë tona kanë qenë që në fund do të vijmë në një situatë të tillë që do të jetë e pamundur që të krijojmë shumicë as ne por edhe kjo shumicë ka qenë evidente që do të mungojë nga Albin Kurti që për muaj të tërë ka thënë se i ka numrat e këtë e pamë edhe të dielën ku nuk u krijua Qeveria “Kurti 3”, u shpreh Deliu-Kodra.

Deliu-Kodra, në “Debat Plus” në TV Dukagjini, u shpreh se përpjekjet e PDK-së për të bërë shumicën e votave kanë pa rezultat.

“Përpjekjet e PDK-së për të bërë shumicën e votave me ish-opozitën e mandatit të kaluar kanë qenë përpjekje tashmë të ditura ne jemi përpjekur pas zgjedhjeve të krijojmë një qeveri me ish-opozitën dhe më vjen keq të them që nuk kemi arritur të krijojmë këtë shumicë në mungesë të unifikimit s’ka qenë rezultat i duhur. Ne nuk kemi mbërri që ta krijojmë shumicën e ish-opozitës pasi LDK-ja ka kërkuar një formë tjetër të bashkërendimit dhe tashmë po shihet që askush nuk mund të krijoj shumicë parlamentare”, tha ajo.

Tutje, deputetja u shpreh se Kushtetua e Kosovës nuk lejon që Kurti të mandatohet sërish për krijimin e Qeverisë pas dështimit më 26 tetor.

“Nuk e besoj që mund të provohet me të njëjtin emër pasi këtë e thotë qartë Kushtetuta por edhe përpjekjet për të blerë kohë janë joserioze pasi Kurti ka pas mbi 8 muaj kohë që të sigurojë numrat e nuk ka mundur”, u shpreh Deliu-Kodra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hoteli “Kristal Palace” në Prizren ka përjetuar ndryshime të mëdha…