Deliu-Kodra për Osmanin: Kushtetuta është shkelur dhjetëra herë, Osmani nuk ka reaguar asnjëherë, i ka shërbyer Kurtit
08 prill 2026
| 13:21
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se Vjosa Osmani, gjatë mandatit të saj i ka shërbyer kryeministrit Albin Kurtit.
Ajo ka thënë se Osmani s’ka reaguar as kur janë sulmuar mediet, as kur është shkelur Kushtetuta dhe as kur çmimet e energjisë kanë qenë të larta.
“Është e vërtetë që zonja Osmani ka shërbyer në plotni në përpikëri Kurtit edhe atëherë kur mediat janë sulmuar, edhe atëherë kur mediat janë quajtur ndërmarrje kriminale, edhe atëherë kur çmimet e rrymës kanë qenë të larta, kur Kushtetuta është shkel me dhjetëra herë. Ne tek në ditën e fundit disa orë para përmbylljes së mandatit të saj e kemi dëgjuar Osmanin që në Kosovë është shkel Kushtetuta disa herë’’, ka thënë Deliu-Kodra për “T7”.



