Deliu-Kodra: Shpresoj që sot Specialja ta mirëpresë propozimin e palës mbrojtëse

16 korrik 2025 | 10:00

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, shpreson që sot Gjykata Speciale të marrë parasysh propozimin e avokatëve të ish-krerëve të UÇK-së.

Ajo ka vlerësuar se sot Specialja ka një test serioz.

Në një prononcim për Ekonomia Online, ajo ka kritikuar Qeverinë Kurti që nuk ka bërë sa duhet për mbrojtjen e luftës çlirimtare.

“Mbështetja është dashur të jetë shumë më e fuqishme, sidomos në lidhje me zhvillimet e fundit, të cilat i kemi parë dhe ndalja e mjeteve për këtë institucion nga Qeveria natyrisht ka qenë pengesë e madhe për një proces tejet të ndjeshëm atje. Shpresoj që gjykata sot me vendimin e saj do ta mirëpresë propozimin e palës mbrojtëse. Është një test serioz për gjykatën dhe nëse ka drejtësi besoj që gjykata do ta pranojë propozimin e palës mbrojtëse për të dëshmuar edhe një herë objektivitetin e saj në një proces tejet të ndjeshëm për Kosovën”, ka thënë Deliu-Kodra.

Gjykata Speciale sot shpall vendimin për kërkesën që të rrëzohen disa prej akuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka…