Deliu-Kodra ‘thumbon’ Kurtin dhe Osmanin: Dy anë të një medaljeje mbeten prapë një medalje e vetme

14 maj 2026 | 12:34

Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thumbuar ish-presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për përplasjet e fundit.

Ajo ka bërë me dije se dy anë të një medaljeje mbeten prapë një medalje e vetme.

Deliu-Kodra  ka shkruar në “Facebook” se parafushata e këtyre zgjedhjeve po tregon gjithçka.

“Ranë këto zgjedhje dhe u panë. Edhe parimet, edhe qëndrimet, edhe dallimet. Tash është koha e të vërtetave që u mbajtën në sirtar për pesë vite. Ndoshta më mirë vonë se kurrë. Por, në fund, dy anë të një medaljeje mbeten prapë një medalje e vetme”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aventura e Romelu Lukaku, te Napoli duket se po shkon…