Deliu: Kosova rrezikohet nga Serbia, duhet të ketë institucione funksionale

13 korrik 2025 | 11:15

Deputetja e betuar e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se as sot s’pret ndonjë ndryshim në bllokadën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Ajo thotë se përgjegjësia i takon partisë së parë, derisa shton se një situatë e tillë është për keqardhje.

“Fatkeqësisht as këtë të diel nuk pres të kemi ndonjë ndryshim, për shkak të qëndrimeve që kemi parë dhe për shkak të barrikadimit dhe pengmarrjes që e shohim tash e sa kohë. Natyrisht që është për keqardhje”, tha ajo.

Deputetja po ashtu foli rreth përpjekjeve të Serbisë për të sulmuar Kosovën, ku thotë se është shumë e rëndësishme që Kosova të ketë institucionet e saja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, është pyetur nëse ka pasur…