
Deliu në mbrojtje të Musliut: Ajo vetëm kërkoi të flasë në Kuvend
Deputetja PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, ku kolegia e saj Ganimete Musliu nuk u lejua të marrë fjalën nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
Deliu ka thënë se Musliu vetëm kërkoi të fliste dhe nuk ndërmori asnjë veprim të papërshtatshëm, por prapëseprapë iu mohua fjala në një institucion që, sipas saj, duhet të jetë shtëpia e fjalës së lirë, transmeton Periskopi.
Në një postim në Facebook, Deliu thekson se është e papranueshme mënyra se si po trajtohet Musliu dhe kritikoi ashpër sjelljen e atyre që, sipas saj, dikur kanë sulmuar institucionet, por sot po e ndalojnë një deputete të flasë në Kuvend.
Postimi i plotë:
“Ganimete Musliu nuk kërkoi shumë. Kërkoi vetëm të flasë. Në një Kuvend që duhet të jetë shtëpia e fjalës së lirë, as kjo nuk iu lejua.
Ajo nuk përdori forcë, nuk ofendoi, nuk ndërpreu askënd.
Thjesht priti radhën që nuk ia dhanë.
Ata që për vite me radhë kanë sulmuar institucionet, që kanë goditur me gurë policët e Kosovës, e që s’kanë kursyer asgjë për të marrë pushtetin me çdo mjet, sot po sulmojnë Ganimete Musliun, vetëm sepse kërkoi të fliste në Kuvend.
Kjo mendësi, kjo arrogancë nuk kalon. Nuk do të kalojë, asnjëherë.”