Deliu: Si u bën 57 vota për Gërvallën sot në Kuvend, meqë Shqipja nuk e votoi?

20 gusht 2025 | 14:17

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka ngritur dyshime për votat gjatë votimit të Donika Gërvallës, e cila është kandiduar për herë të parë për kryeparlamentare.

Ajo ka pyetur se si Gërvallla ka marrë 57 vota, derisa deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi nuk ka votuar pro.

“Edhe Shqipe Selimi e di pse Donika Gërvalla nuk i mori votat sot. Por, si u bën 57 vota sot në Kuvend, meqë Shqipja nuk e votoi? Ju lutem, ndalni më këto lojëra e taktika të poshtra manipulimi e kthejuni seriozitetit. Propozojeni një kandidat, i/e cila e dini se i merr votat – e mjaftë më me bllokada!”, ka shkruar Gërvalla në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Agon Maliqi, ka vlerësuar se ish-opozita po tregohet…