Deliu thotë që s’ka votë për ndonjë kandidat të LV-së për president

04 mars 2026 | 14:19

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se nuk ka asgjë zyrtare për çështjet e emrave që janë propozuar për president, por ka theksuar se nuk ka votë për ndonjë kandidat i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

“E kemi mbledhjen e Grupit Parlamentar, ne do t’i diskutojmë krejt qëndrimet në grup parlamentar. Nuk mundem me thanë këtu çka kam parë deri tash, janë vetëm raportimet e mediave, po nuk ka diçka që zyrtarisht e kemi marrë sot. Ju e dini që afatet jemi vetëm në përmbyllje të afateve kushtetuese dhe për ne si grup parlamentar është me rëndësi që të takohemi edhe të shohim se si do të rrjedhë situata”, ka thënë ajo.

Teksa ka thënë se s’ka votë për kandidat të LV-së, ajo ka përmendur edhe deklaratën e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

“Nuk kam… Mendoj që saktësisht e ka thanë edhe zotëri Hamza, e kemi sqaruar pozicionin tonë këtu. Nuk kemi mbërritur deri tash në ndonjë marrëveshje, të paktën deri në këto momente. Po për detaje e kemi mbledhjen e grupit parlamentar, besoj që pas grupit do të informoheni me saktësi çka do të ketë”, ka thënë Deliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para nisjes së mbledhjes të grupit parlamentar nga Partia Demokratike…