
Deliu: ‘Truri’ po ikë prej Kurtit, para Mehajt është dashur të shkarkohen Kusari-Lila, Hajdari, Berishaj…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ajo ka thënë se largimi i ish-ministrit Rifat Latifi dhe tani i Mehajt “janë dëshmi se përbrenda kësaj qeverie, jo vetëm qeverisja por edhe mentaliteti është i kalbur”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
Deliu ka thënë se para Mehajt është dashur të shkarkohen Rozeta Hajdari, Mimoza Mimoza Kusari-Lila e Martin Berishaj.
“Përndryshe, para Armendit, është dashur të shkarkohen e jo tu lejohet dorëheqja, Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari – Lila, Martin Berishaj dhe nja 50 zyrtarë tjerë të përfshirë në afera korruptive e skandale të ndryshme. P.S. Sa është fondi i sigurisë, kryeministër?”, ka shkruar deputetja e PDK-së.