Dellova, afër transferimit në Superligën e Turqisë

08 qershor 2025 | 20:28

Mbrojtësi kosovar, Lumbardh Dellova së shpejti pritet që të largohet nga CSKA Sofia për t’u transferuar në Superligën e Turqisë.

Sipas një raportimi nga gazeta turke Taka Gazete, interesim për shërbimet e Dellovës ka shprehur Çaykur Rizespori. 

Rizespori ka përshpejtuar aktivitetet e saj të transferimeve për sezonin e ri dhe Dellova është një prej emrave të cilin ata e kanë futur në axhendën e tyre. 

Dellova ka kontratë me ekipin bullgar deri në vitin 2027, teksa këtë sezon ka zhvilluar gjithsej 36 paraqitje me fanellën e tyre, duke shënuar dy gola teksa ka po aq asistime. 

Thuhet se CSKA Sofia do të kërkojë një milionë euro për ta lënë të lirë Dellovën. 

Dellova karakterizohet si një futbollist me pasime tejet të sakta i cili gjithashtu mund të aktivizohet në rast nevoje edhe si mesfushor. 

Në rast transferimi te Rizespori, Dellova do ta gjejë atje edhe sulmuesin kosovar Altin Zeqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës ka njoftuar për…