Demaku kritikon LV-në për bllokadën në Kuvend: Po blejnë kohë dhe po mashtrojnë opinionin
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Demaku, ka reaguar pas dështimit të dytë për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje (LV) për situatën e krijuar, duke theksuar se kjo parti nuk po arrin të sigurojë numrat e nevojshëm dhe po blejnë kohë.
“LV-ja edhe herën e kaluar edhe të enjten e ka fajin. Ata nuk kanë arritur me i pas numrat e mjaftueshëm në mungesë të asaj po gjejnë mënyra për të blerë kohë të tjerat janë manipulime që ja bëjnë opinionit”, ka thënë Demaku, duke shtruar se LV-ja ka shkelur edhe Rregulloren e Kuvendit.
“… do ta shohim se çfarë hapash do të marrim me partinë se kjo formë nuk duhet të vazhdojë më se LV-ja ka tregu paaftësi për të mbledh numrat e nevojshëm”, ka thënë Demaku.



