
Demaku mungon në ndeshjet e shtatorit
Mesfushori Vesel Demaku nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet me Zvicrën dhe Suedinë, që luhen muajin tjetër në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Demaku është lënduar në ndeshjen e fundit të Altachut, në të cilën barazoi 1:1 në shtëpi ndaj Grazerit të dielën në kuadër të xhiros së katërt të kampionatit austriak.
Mesfushori 25-vjeçar ishte startues dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 40-të për shkak të lëndimit të rëndë.
Thuhet se Demaku ka thyer klavikulën dhe do të qëndrojë jashtë fushës të paktën deri në fund të këtij viti.
Shkaku i lëndimit, Demaku pritet ti mungojë Kosovës edhe në ndeshjet kualifikuese të muajit tetor dhe nëntor. Kosova e nisi ciklin kualifikues për Botërorin 2025, më 5 shtator kundër Zvicrës në udhëtim kurse tri ditë më vonë përballet me Suedinë në Prishtinë.
Demaku në muajin mars të këtij viti ka debutuar te Kosova dhe deri më tani ka 3 paraqitje me “Dardanët”.