Demalijaj: Kurti nuk e ka përfshirë në programin qeverisës Drenicën dhe Dukagjinin

03 shkurt 2020 | 13:15

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shkumbin Demalijaj, ka kritikuar programin qeverisës të prezantuar para deputetëve nga i nominuari për kryeministër, Albin Kurti.

Gjatë fjalimi të tij para deputetëve, ai ka thënë se askënd nga rajoni i Dukagjinit dhe Drenicës nuk e ka përfshirë në qeveri.

Ai ka thënë se nuk mund ta frikësojë askush, sepse ka bërë diçka për vendin.

“Asnjë ministër nga Dukagjini e as nga Drenica, domethënë 60 për qind të popullatës i ka hequr prej programit qeverisës. Nuk na frikëson askush o Albin se kemi bë diçka për këtë vend. E kemi pas si betim ushtarak bashkimin kombëtar”, ka thënë Demaliaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liridon Krasniqi, futbollisti nga Kosova i lindur në Gërmovë të…