‘Demantimi i madh që Grenelli ia bëri Kurtit’, Ramadani: Është alarm për sigurinë kombëtare

03 shkurt 2025 | 16:13

“Absolutisht të rreme” e ka quajtur emisari presidencial për misione të posaçme, Richard Grenell, deklarimin e mbrëmshëm të Albin Kurtit në Ferizaj se “kurrë më të mira nuk kanë qenë marrëdhëniet Kosovë – ShBA” se gjatë qeverisjes së tij.

Grenelli u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të “mos mashtrohen” nga ajo çfarë Kurti ka deklaruar në fushatën e vet zgjedhore.

Këtë deklaratë të Grenellit, ish-krye inspektori i AKI-së, Burim Ramadani e ka cilësuar si “alarm për sigurinë kombëtare”.

“Don’t be fooled” – MOS U MASHTRONI. Kjo fjali e Richard Grenell, një nga njerëzit më të afërt të Presidentit atipil amerikan, Donald Trump, është alarm për sigurinë tonë kombëtare. ‘Mos u mashtroni’, thotë Grenell, duke komentuar si absolutisht të rreme deklaratën e kryeministrit Kurti se ‘raportet të Kosovës me ShBA janë më të mirat ndonjëherë’. Alarm për Kosovën, për sigurinë tonë kombëtare”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillimisht u refuzuan, por Manchester City u rikthye sot me…