
Dembele, afër Atleticos
Sulmuesi francez Moussa Dembele është shumë pranë transferimit te skuadra e Atleticos së Madridit, teksa konfirmimin e ka dhënë vetë drejtori sportiv i Lyonit, braziliani Juninho.
Në një intervistë për mediat franceze, në prag të ndeshjes në transfertë ndaj Nimes, Juninho ka thënë se negociatat me klubin spanjoll janë në fazë të avancuar dhe se nëse vetë 24-vjeçari do të pranojë transferimin.
“Ka një mundësi që Moussa Dembele të largohet gjatë merkatos së janarit. Jemi në fazë të avancuar negociatash me Atleticon e Madridit dhe nëse edhe futbollisti do të pranojë, atëherë gjithçka do të mbyllet me sukses”, ka thënë ai. Dembele ka nisur sezonin e tretë me fanellën e Lyonit dhe në 105 ndeshje ka shënuar 45 gola, ndërsa te Atletico e Madridit pritet të marrë vendin e Diego Costës së larguar pak ditë më parë dhe të luajë në krah të Luis Suarez.