Dembele ‘rrëmben’ çmimin e më të mirit në Ligue 1

12 maj 2026 | 10:43

Sulmuesi francez Ousmane Dembele është shpallur futbollisti më i mirë i sezonit në Ligue 1, pas paraqitjeve të tij të mira gjatë këtij edicioni.

28-vjeçari u vlerësua me çmimin prestigjioz individual në kampionatin francez, ndërsa pas ceremonisë tërhoqi vëmendje edhe me deklaratën e tij për bashkëlojtarin Vitinha.

“Dua ta falënderoj Vitinhan sepse më tha të flisja pak për të. Ai e meritoi këtë çmim, por shënoi vetëm një gol”, u shpreh Dembele me humor.

Francezi ka zhvilluar një sezon të qëndrueshëm në Ligue 1, duke regjistruar 10 gola dhe gjashtë asistime, statistika që e ndihmuan të fitojë çmimin e futbollistit të vitit.

Dembele ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij gjatë këtij sezoni, duke kontribuar si me gola ashtu edhe me paraqitje vendimtare në repartin ofensiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luka Modriq është në një pikë kthese. Kontrata e kapitenit…