Dembele zbulon këshillën e ‘ëndrrave’ që i dha Messi te Barcelona

25 gusht 2025 | 16:30

Ousmane Dembele ka zbuluar këshillën e “ëndrrave” që i dha Lionel Messi, ndërsa ylli i PSG-së synon të fitojë një “Top të Artë”.

Dembele, fitues i Kupës së Botës dhe Ligës së Kampionëve, së shpejti mund të njihet si lojtari më i mirë në planet. Paraqitjet e tij në sezonin 2024-25 konsiderohen e bëjnë atë një kandidat serioz për të fituar “Topin e Artë”.

Një sukses i tillë ndihej shumë larg kur kalonte probleme me formën dhe gjendjen fizike te Barcelona. Megjithatë, 28-vjeçari kishte mentorin e përsosur në “Camp Nou”. Dembele luajti me tetë herë fituesin e Topit të Artë, Messi-n, kur iu bashkua Barëës nga Borussia Dortmund në vitin 2017. Dembele u përqendrua në marrjen e sa më shumë mësimeve të mundshme nga Messi, duke i treguar FourFourTwo për përvojat e tij në Katalonjë: “Kisha një marrëdhënie shumë të mirë me Messi-n që nga dita e parë. Dollapi im ishte ngjitur me të tijin dhe ai më dha shumë këshilla. Më tha se duhej të isha serioz nëse doja të realizoja ëndrrat e mia. Mësova edhe nga ajo që bënte në fushë. “Pavarësisht nëse luante si numër 10 apo numër nëntë, pozicionimi i tij ishte i jashtëzakonshëm, mënyra se si dukej se e bënte veten të padukshëm në fushë. Ndonjëherë nuk duket se e sheh për rreth katër ose pesë minuta, pastaj sapo merr topin, ai instinktivisht e di se çfarë të bëjë”.

“Ai e kupton shumë mirë futbollin, pozicionohet shumë mirë në fushë dhe të gjithë e dimë çfarë mund të bëjë me këmbët e tij”. Francezi shtoi kur u pyet nëse një ditë do t’i tregonte vajzës së tij dyvjeçare se ka luajtur përkrah legjendës argjentinase: “Unë tashmë po ia them që tani asaj!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër qasjen e…