Demë Avdijaj jep betimin si asamblist i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë

10 dhjetor 2020 | 19:31

Në seancën e së enjtes të Kuvendit Komunal të Gjakovës, Demë Avdijaj ka dhënë betimin si asamblist i Nismës Socialdemokrate.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” i ka uruar suksese Avdijajt në këtë angazhim të ri, “duke qenë zë i qytetarëve brenda Asamblesë Komunale dhe duke përcjell vizionin socialdemokrat në të mirë të zhvillimit të Komunës së Gjakovës”, ka shkruar Hoxha.

Ai ka thënë se Nisma Socialdemokrate duke qenë edhe pjesë e qeverisjes lokale në Gjakovë është duke dhënë kontributin e saj për një qeverisje me afër qytetarëve dhe për një mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët.

Fazli Hoxha pas emërimit në pozitën e drejtorit të Inspekcionit në Komunën e Gjakovës, ka dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit, për ta zënë këtë vend Demë Avdijaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kampioni i botës me Gjermaninë, Mesut Ozil, i është vetofruar…