Demhasaj: Marrëdhëniet me ShBA-në janë në pikën më të ulët

10 qershor 2025 | 11:15

Juristi Arton Demhasaj, ka thënë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë në pikën më të ulët ndonjëherë.

Një gjë të tillë, Demhasaj e ka fajësuar qeverinë Kurti, duke thënë se ka marrë veprime duke sjellë marrëdhëniet me ShBA-në në pikën më të ulët.

“Nëse flasim për një vend mik që ka dhënë shumë për këtë vend, edhe ai vend është Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe nëse shohim që për katër vite të qeverisjes së tij, nuk e ka bërë asnjë veprim, për me i zhvillu ose me i rritë ma shumë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por përkundrazi ka marrë veprime e vendime që kanë pru ndoshta marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në pikën më të ulët që e ka pas ndonjëherë Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Demhasaj.

Ai ka thënë se si mund të pritet që deputetë nga partitë tjera ta përkrahin Vetëvendosjen, duke pasur parasysh të gjitha problemet, që sipas tij, i ka shkaktuar.

“Domethënë ky njeri nuk ka qenë në gjendje për katër vite qeverisje me e bo një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe prandaj e kemi këtë situatën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po intervenojnë në këtë rast”, ka thënë Demhasaj.

Sipas tij, ShBA-ja thjesht nuk duan të intervenojnë që të japin zgjidhje në këtë rast.

“Sepse ne e dimë që në të kaluarën sa herë që kanë ndërhyrë ata, brenda 24 orëve i kanë dhënë zgjidhje. Por, thjesht nuk duan me këtë njeri me bo zgjidhje për shkak të kaluarës dhe për shkak të veprimeve që ky i ka marrë në të kaluarën dhe fajtori kryesor është ai (Kurti)”,  ka thënë Demhasaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rilindësi  Jusuf Ali Beu – ALBANI, (1838 - 1925) Përgatiti:…