Demhasaj takon punëtorët e ndërmarrjes ‘Higjiena’: Me punën e tyre kanë ndryshuar fizionominë e Deçanit

27 dhjetor 2024 | 15:26

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Arton Demhasaj është takuar me punëtorët e ndërmarrjes “Higjiena” në Deçan me të cilët ka biseduar me vizionin e partisë që përfaqëson për Kosovën.

Ai ka thënë se punëtorët e kësaj ndërmarrje kanë ndryshuar fizionominë e Deçanit.

“Një pritje e jashtëzakonshme nga punëtorët e Ndërmarrjes ‘N.P.L. Higjiena’ në Deçan, të prirë nga drejtori Kushtrim Loshaj dhe anëtari i Bordit, Genc Kameraj. Në praninë e tyre dhe së bashku me ta, ndamë vizionin tonë për një Kosovë që vlerëson dinjitetin e atyre që janë në shërbim të qytetarëve. Një shembull i këtij shërbimi janë pikërisht këta punëtorë të palodhur dhe të motivuar, të cilët me punën e tyre, kanë ndryshuar fizionominë e Komunës së Deçanit. Krenar për këta  njerëz të mirë dhe punëtorë, të cilët janë një motivim për ta ushtruar me përgjegjësi besimin e tyre”, ka shkruar Demhasaj në “Facebook”, i cili mban numrin 35 në listën e AAK-Nisma për deputet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se statistikat…