Demi: Hipokrizi veç të mendohet që të shmanget fituesi nga qeveria

30 mars 2020 | 10:01

Analisti Agron Demi e ka quajtur bastardim të parlamentarizmit interpretimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 e cila nxori përfundim se partia ose koalicioni fitues i zgjedhjeve duhet ta formojë qeverinë e jo shumica parlamentare. Sipas tij, “ky interpretim nuk i kushton rëndësi shumicës parlamentare për ta formuar qeverinë, por obligon partitë jofituese që, nëse duan të jenë në pushtet, duhet gjithsesi të bëjnë koalicion me partinë fituese”. “Tash, duke marrë parasysh interpretimin e vitit 2014, është hipokrizi me mendu se mund të shmanget fituesi i zgjedhjeve dhe se shumica parlamentare mund ta formojë qeverinë. Sipas kësaj logjike, partitë dhe institucionet mund të futen në aso aventurash, ku ua mundësojnë fituesit të zgjedhjeve që të krijojë qeverinë qoftë edhe për një ditë, pastaj ia marrin mandatin dhe e formojnë qeverinë pa fituesin. Kjo është me ba hajgare me procesin zgjedhor dhe parimet e parlamentarizmit”, ka thënë ai.

Ai ka bërë me dije se më mirë do të ishte të ndryshohej Kushtetuta. “Më mirë do të ishte që të ndryshohet Kushtetuta, ku cilado shumicë parlamentare (edhe pa fituesin e zgjedhjeve) të ketë të drejtën të formojë qeverinë sesa të interpretohen rregullat varësisht në cilën anë ndodhet PDK-ja”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kriza Korona ka ngjashmëri me ekonomitë e luftës, thotë historiani…