Demi Lovato dëshiron ta adoptojë një fëmijë

30 mars 2021 | 13:21

Pop ylli 28-vjeçar, Demi Lovato, kishte menduar se në këtë fazë të jetës do të kishte fëmijë, por tani nuk e sheh veten duke mbetur shtatzënë ndonjëherë.

Ylli i hitit “Cool for the Summer” e cila vitin e kaluar u nda nga i fejuari, Max Ehrich, deklaroi: “Dikur doja të kisha fëmijë. Por tani, nëse dëshiroj të bëhem nënë, mendoj ta arrij këtë duke adoptuar fëmijë”.

Lovato dhe Ehrich u fejuan në korrik të vitit të kaluar, dhe atëkohë këngëtarja kishte filluar të mendoj të mbetet shtatzënë dhe ta ketë një fëmijë me aktorin. Por sidoqoftë, tani ajo e pranon se jeta nuk ka shkuar sipas planeve të saj.

“Vitin e kaluar isha e fejuar. Dhe deri më tani unë plotësisht mendoja se do të martohesha, të mbesja shtatzënë dhe të bëhesha me fëmijë. Por, tani kjo gjë është e pamundur. E di që jeta ime nuk po shkon siç kisha planifikuar”, ka thënë tutje këngëtarja.

Lovato është e vendosur të adoptojë fëmijë. Por ajo e pranon se planet mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.

“Jeta nuk ec sipas planeve. Kështu që unë mund të qëndroj para jush duke thënë se do të më pëlqente të bëhem nënë. Por nuk e di nëse kjo gjë do të ndodhë së shpejti, sepse gjërat mund të ndryshojnë krejt papritur. Në këtë moment mendoj dhe jam e sigurt se dua ta adoptojë një fëmijë”, ka deklaruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër lajm i mirë vjen nga skitari Albin Tahiri,…