
Dëmi nga shembja e digës Kakhovka në Ukrainë, 1.2 miliard euro
Shkatërrimi i digës të Kakhovkës shkaktoi dëme prej 1.2 miliard eurosh, tha sot ministri ukrainas i Mjedisit, duke paralajmëruar se minat e zbuluara nga përmbytjet mund të përfundojnë në brigjet e vendeve të tjera evropiane.
Shkatërrimi i digës të Kakhovkës shkaktoi dëme prej 1.2 miliardë eurosh, tha sot ministri ukrainas i Mjedisit, duke paralajmëruar se minat e zbuluara nga përmbytjet mund të përfundojnë në brigjet e vendeve të tjera evropiane.
“Ka gjëra që nuk mund t’i rivendosim kurrë, të cilat janë ekosistemet që janë derdhur në Detin e Zi. Këtu përfshihen 20,000 kafshë që ndoshta kanë ngordhur, së bashku me speciet endemike që gjenden vetëm në jug të Ukrainës”, tha ai.
Strilets nuk specifikoi se çfarë përbën dëmin e vlerësuar prej 1.2 miliardë euro, por tha se shembja e digës la rreth një milion njerëz pa ujë të pijshëm pasi vëllimi i rezervuarit të Kahovkës u ul me tre të katërtat.
“Evropa do të gjejë minat ruse në plazhet e saj”, tha ai.
Ukraina ka akuzuar Rusinë për bombardimin e një dige të epokës sovjetike nën kontrollin rus që në ditët e para të pushtimit, dhe Kremlini ka akuzuar Kievin për sabotim të një hidrocentrali.