20 milionë euro janë shpenzuar vetëm për këshilltarë për projektin ‘Kosova e Re’

25 gusht 2022 | 11:27

Analisti i politikave në Institutin GAP, Agron Demi, ka reaguar lidhur me gjendjen e rëndë energjetike në Kosovë.

Demi me anë të një shkrimi në “Facebook” ka thënë se për 20 vjet vetëm në këshilltarë të transaksionit janë shpenzuar rreth 20 milionë euro dhe se, sipas këtij, këta ende kanë fytyrë të kritikojnë për gjendjen e rëndë energjetike në vend.

“Për 20 vjet vetëm në këshilltarë të transaksionit janë shpenzuar rreth 20 milionë euro, për një projekt që ka rezultuar në dështim. Ende harxhohet buxhet koti për kompani fiktive që janë ngritur për zbatimin e kontratës për ‘Kosovën e Re’. Edhe në këtë proces, njësoj si me kontratat e Telekomit, zyrtarët publikë që e kanë pasur për detyrë t’i mbrojnë interesat shtetërore në negociata me kompanitë kontraktuese, kanë përfunduar duke punuar për ato kompani kontraktuese. Ata kanë ende fytyrë të dalin të kritikojnë për gjendjen e rëndë energjetike në vend” ka shkruar Agron Demi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 7 shtator do të “zbulohet” iPhone-i i ri, me…