Demi Rose i vë flakën rrjeteve sociale

06 shtator 13:44

Modelja e famshme britanike Demi Rose rrëmben sërish vëmendjen e fansave të saj, duke i mbajtur të larta temperaturat në Instagram edhe pse këto ditë, moti është freskuar.

26-vjeçarja e konsideruar si një prej influencueseve kryesore në Instagram, me gati 18 milionë ndjekës, po kalon pushimet në bregdetin ishullor të Kaprit në gjirin e Napolit.

Këtë zonë, ajo e zgjodhi për të ekspozuar koleksionet më të reja të të brendshmeve të markës me të cilën bashkëpunon, Pretty Little Thing, për të gjitha ato femra që ende nuk e kanë mbyllur sezonin e pushimeve verore.

Më herët, modelja britanike rrëfeu se ëndrra e saj ka sfilojë në pasarelat e shtëpive të famshme të modës, por nuk ka mundur për shkak të linjave të saj të bëshme, prej të cilave ka qenë gjithnjë subjekt bullizmi. Por ajo ia ka dalë të arrijë majat e modës falë rrjeteve sociale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy figura kryesore të opozitës bjelloruse, Maryya Kalesnikava dhe Maksim…