Demokratët kritikojnë ndërhyrjen e Trumpit pa autorizimin e Kongresit

22 qershor 2025 | 08:08

Disa ligjvënës demokratë në Shtetet e Bashkuara kanë reaguar ashpër pas sulmeve ajrore të urdhëruara nga presidenti Donald Trump ndaj objekteve bërthamore në Iran, duke i cilësuar si veprime të paligjshme dhe të rrezikshme, të kryera pa pëlqimin e Kongresit.

Kongresistja Alexandria Ocasio-Cortez e quajti vendimin e Trump një “shkelje të rëndë” të Kushtetutës dhe të të drejtave të Kongresit për shpalljen e luftës., raporton BBC.

“Ai ka rrezikuar në mënyrë impulsive fillimin e një lufte që mund të na përfshijë për gjenerata. Kjo është absolutisht bazë për shkarkim,” shkroi ajo në platformën X.

Edhe kongresistja Rashida Tlaib e dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar një “shkelje të hapur të Kushtetutës së SHBA-së” dhe duke i bërë thirrje Kongresit të veprojë menjëherë.

“Kemi parë se ku na kanë çuar dekadat e luftërave të pafundme në Lindjen e Mesme – të gjitha të bazuara në gënjeshtra për armë të shkatërrimit në masë. Nuk do ta pranojmë sërish,” tha ajo.

Ndërkohë, kongresisti Jim McGovern e cilësoi situatën si “të çmendur”, duke akuzuar Trumpin për tërheqje të paligjshme të vendit drejt një lufte tjetër në Lindjen e Mesme.

“A nuk kemi mësuar ende nga e kaluara?” pyeti ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bombarduesi B-2 Spirit, i përdorur së fundmi nga Forcat Ajrore…