Demokratët në ShBA paralajmërojnë rrezik nga ‘FaceApp’, kërkojnë hetim nga FBI

18 korrik 2019 | 11:00

Rritja e popullaritetit “FaceApp”, një aplikacion i telefonave të mençur që transformon fytyrën e përdoruesve në të moshuar, ka bërë që senatori demokrat Chuck Schumer të kërkojë një hetim federal.

Reagimi i tij vjen pas dyshimeve që ky aplikacion i bërë nga një kompani ruse po paraqet rrezik potencial kombëtar dhe privat për miliona amerikanë, njofton Klan Kosova.

“Do të ishte shumë shqetësuese nëse informatat e ndjeshme personale të qytetarëve të SHBA iu shpërndanë një fuqie të huaj armiqësore, e cila është e angazhuar në sulme kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Schumeri në një letër drejtuar FBI-së dhe Komisionit Federal të Tregtisë.

“Unë kërkoj që FTC-ja të marrë në konsideratë nëse ekzistojnë masa mbrojtëse adekuate për të parandaluar privatësinë e amerikanëve që përdorin këtë kërkesë, duke përfshirë personelin e qeverisë dhe anëtarët e shërbimit ushtarak, që të mos jenë të komprometuar”, ka thënë ai.

Edhe pse avokatët e privatësisë kanë ngritur shqetësime për sigurinë. Nga ky aplikacion janë joshur mijëra persona, përfshirë edhe të famshmit. Deri të mërkurën, “FaceApp” kishte kryesuar listat e shkarkimit të aplikacioneve në “Apple” dhe “Google”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova po vazhdon stërvitjet dy herë në ditë për t’u…