Demokratët përplasen për emigracionin, shëndetësinë dhe si të mposhtin Trumpin

31 korrik 2019 | 17:18

Të moderuarit kundër progresistëve. 10 kandidatë presidencialë demokratë kanë zhvilluar natën e parë të debatit në teatrin e famshëm të Detroit. Një diskutim shumë i ndezur që nxori në pah përçarjet e mëdha brenda Partisë Demokrate.

Fillimisht u përplasën për sistemin shëndetësor. Bernie Sanders tha: “Përkujdesja shëndetësore është një e drejtë humane, jo një privilegj. E besoj dhe do të luftoj për këtë”.

John Delaney u shpreh: “Ne nuk duhet të jemi partia që i thotë gjysmës së vendit që kanë sigurime shëndetësore private se ato sigurime janë ilegale”.

Ndërsa, Elizabeth Warren theksoi: “Le të jemi të qartë për këtë. Ne jemi demokratë dhe nuk po përpiqemi që të largojmë përkujdesjen shëndetësore nga qytetarët”.

Por, Sanders ia ktheu duke thënë se shëndetësia “nuk është një biznes”.

Emigracioni ishte një tjetër temë që ngjalli debat në skenë. Steve Bullock tha: “Problemi më i madh që kemi me emigracionin tani është Donald Trump. Ai po përdor emigracionin, jo vetëm për të ndarë familjet, por edhe këtë vend”.

Më tej, kandidatët folën për ekonominë dhe për mënyrën e mposhtjes së Presidentit Donald Trump. 10 kandidatë të tjerë, përfshirë Joe Biden dhe Kamala Harris, do të ngjiten sonte në skenë. Fituesi i nominimit në kampin demokrat do të shpallet korrikun e 2020 në konventën e partisë.

Ndërsa zgjedhjet presidenciale amerikane mbahen në nëntor të vitit të ardhshëm./javanews.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, po vazhdon takimet me…