Dëmtohen zyrat e Vetëvendosjes në Dardanë

06 shkurt 2018 | 17:51

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se persona të paidentifikuar kanë dëmtuar të martën në mëngjes zyrat e kësaj lëvizje në komunën e Dardanës.

“Aktivistët i kanë gjetur zyrat në një gjendje me xhama të thyer dhe dysheme të mbushur plot gurë. Një akt i tillë, nuk po ndodhë për herë të parë karshi Lëvizjes Vetëvendosje. Por as ky, as ata të mëhershmit nuk e kanë zmbrapsur as trembur Lëvizjen dhe aktivistët e saj. Dëmtimi i zyrave është bërë sigurisht me qëllim të keq dhe motivi është krejtësisht politik”, është thënë në njoftimin e Vetëvendosjes.

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje policisë që ta zbardhë këtë rast. “Sulmuesve ua bëjmë të qartë se këto imtësira sado të shëmtuara nuk na ndalojnë as punën, as hovin dhe as qëllimin për të cilin angazhohemi”, është thënë në njoftimin e Lëvizja Vetëvendosje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj ka…