
Dëmtohet Hoxha, në dyshim ndaj Serbisë
Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha mund të jetë mungesa e radhës te Kombëtarja e Shqipërisë për ndeshjen kundër Serbisë.
Hoxha, i cili ka treguar një formë fantastike, ka pësuar një lëndim të lehtë në ndeshjen e fundit të Dinamos së Zagrebit.
Ai luajti vetëm 45 minuta në fitoren e Dinamos 4:1 ndaj Slaven Belupos, duke kontribuar me një gol dhe një asistim.
Mësohet se Hoxha ka ndjerë dhimbje në muskulin e këmbës dhe pritet që ditëve në vazhdim ti nënshtrohet kontrollimeve shtesë për të konfirmuar shkallën e lëndimit.
Mungesa e tij do të ishte e madhe për selektorin Sylvinho, i cili nuk mund të llogaritë as në mbrojtësin Marash Kumbulla.
Shqipëria më 11 tetor përballet me Serbinë në Leskovc, në duelin që i takon Grupit K kualifikues për Botërorin 2026.