Deneveri mposhti New Orleansin

31 janar 2019 | 12:53

Denver Nuggets siguruan fitoren e katërt radhazi, duke u konfirmuar forcë e dytë në Konferencën e Perëndimit pas Golden State Warriors.

Në përballjen e radhës Denveri u imponua 99-105 në fushën e New Orelans Pelicans, që vazhdojnë të vuajnë mungesën e Anthony Davis. Nuggets e bënë diferencën në periodën e tretë me një rezultat të pjesshëm 19-33, në një mbrëmje ku Nikola Jokic realizoi “triple-double”: 20 pikë, 10 asistime dhe 13 “rebound”.

Fitore e pastër 126-94 e Boston Celtics ndaj Charlotte Hornets. Pa Kyrie Irving në dispozicion, te të zotët e shtëpisë spikati Terry Rozier, me 17 pikë e 10 “rebound”, e sidomos Jaylen Brown me 24 pikë e 10 topa poshtë koshit. Dëmtimi i Victor Oladipos ka shënjuar sezonin e Indiana Pacers, që e kanë të vështirë të ringrihen pas humbjes së “yllit” të tyre. Vjen disfata e tretë radhazi 107-89 në parketin e Washington Wizards, ku shkëlqyen Bradley Beal dhe Jeff Green respektivisht me 25 dhe 23 pikë.

Një kosh i pabesueshëm në sekondën e fundit nga Karl Anthony Towns (16 pikë dhe 10 “reboud”) u dha fitoren 99-97 Minnesota Timberwolves ndaj Memphis Grizzlies. Një magji e vërtetë nga qendra e T’Wolves, që duhet të falënderojnë edhe Jerryd Bayless për 19 pikët dhe 12 rikuperimet e tij, ndërsa Memphisit nuk i mjaftuan 26 pikët e Mike Conley.

Nuk ka fund kriza e New Youk Nicks, që u mposhtën në “Madison Square Garden” nga Dallas Mavericks 90-114, ndërsa në suksesin e thellë 132-105 të Portland Trail Blazers ndaj Sacramento Kings ishte i papërmbajtshëm Damian Lillard me 36 pikë e 11 “rebound”. /SS/

Rezultatet

Boston Celtics – Charlotte Hornets   126-94
Miami Heat – Chicago Bulls                89-105
New York Knicks – Dallas M.              90-114
Minnesota T. – Memphis G.                99-97
New Orleans Pelicans – Denver N.    99-105
Washington W. – Indiana Pacers       107-89
Sacramento Kings – Atlanta Hawks 135-113
Portland Trail Blazers – Utah Jazz    132-105

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi,…