Dënimet për vrasjen e Liridonës, Bajrami: Kush kryen krime të tillla do të kalbet nëpër burgje

21 prill 2026 | 21:00

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se dënimi i tre të akuzuave për vrasjen e Liridona Ademajt, është një lehtësim për familjen e Liridonës dhe për gjithë shoqërinë tonë.

Naim Murseli dhe Granit Plava u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla me 30 vite burgim.

Bajrami ka thënë se ky vendim duhet të shërbejë si paralajmërim i qartë se kush kryen krime do të kalbet nëpër burgje, shkruan Reporteri.net.

“Të gjithë, pa përjashtim, duhet të angazhohemi që raste të tilla të vrasjes së grave të mos ndodhin. Dënimi me burgim të përjetshëm është një dëshmi se kush kryen krime të tilla përballet me dorën e fortë të drejtësisë. Ky vendim duhet të shërbejë si paralajmërim i qartë se kush kryen krime do të kalbet nëpër burgje!”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, është ndjerë…