Dennis Quaid konfirmon fejesën

23 tetor 2019 | 10:54

Dennis Quaid, 65-vjeçar, ka konfirmuar se është fejuar me 26-vjeçaren Laura Savoie, pasi i ka propozuar asaj fejesë në Hawaii.

“Ndodhi në pikën më veriore të Oahus. Ishte spontane”, ka thënë ai për “Extra”. “Ishte befasi”. Ndërsa ai tha se gjithçka ndodhi rastësisht, Quaid pranoi se e kishte blerë unazën kohë më parë.

“Unë e kisha unazën në xhep. Ka qenë në plan që një muaj e gjysmë. Doja që kjo të ishte private”, ka treguar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dennis Quaid, 65-vjeçar, ka konfirmuar se është fejuar me 26-vjeçaren…