Dënohen mbi 1,000 qytetarë, nuk respektuan Ligjin për pandeminë
15 tetor 2020
| 09:44
Policia e Kosovës për 24 orë ka shqiptuar 1073 tiketa në bazë të Ligjit për pandeminë, Covid-1.
Ndërkaq, Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.
Ligji për pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë
Covid-19.
Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.
E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë Covid-19
Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.




