Dënohen me 42 vjet burgim dy persona për vrasje të rëndë në Prishtinë

13 dhjetor 2022 | 11:37

Dy persona  janë dënuar të martën nga 21 vjet burgim, pasi në bashkëkryerje kishin kryer veprat penale: “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

“I akuzuari A.A është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 21( njëzet e një vjet), koha e kaluar në paraburgim ju llogaritet në dënimin e shqiptuar, po ashtu edhe i akuzuari A.V është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 21 ( njëzet e një vjet), koha e kaluar në paraburgim ju llogaritet në dënimin e shqiptuar. Të akuzuarve A.A dhe A.V konform nenit 367 paragrafi 3 lidhur me nenin 187 KPPRK-së, iu vazhdohet masa e paraburgimit. Me datë 24.11.2017 rreth orës 02:50 pranë kafiterisë ‘Francisko’ në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë, të akuzuarit A.A dhe A.V në bazë të marrëveshjes paraprake kishin privuar nga jeta tani të ndjerin N.S dhe rrezikuar jetën e të dëmtuarve tjerë të cilët ishin të pranishëm”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimi, sipas gjykatës, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa situata në veri ende është e tensionuar dhe serbët…