Dënohen Prishtina, Dallku dhe Bekaj

16 korrik 2020 | 16:41

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në Federatën e Futbollit të Kosovës ka marrë vendime për ndeshjen e shumë përfolur mes Gjiolanit dhe Prishtinës.

Klubi i Prishtinës për sjellje dhe veprime të gabuara të stafit të klubit pas përfundimit të ndeshjes ndaj Gjilanit për dëmtimin e inventarit në zhveshtoret në të cilën ishin të vendosur si mysafirët dënohet më 1500 euro.

Trajneri Armend  Dallku për manifestim të sjelljeve josportive (tentim sulmi në gjyqtarin kryesor) pas përfundimit të ndeshjes dënohet me 500 euro. Portieri Visar  Bekaj për kartonin e kuq është dënuar me dy ndeshje. Ai pritet ë mungojë edhe në takimin e radhës që Prishtina e zhvillon si mysafir ndaj Ballkanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka…