Dënohet Bullgaria

29 tetor 2019 | 17:45

Bullgaria është urdhëruar të luajë dy ndeshje pa tifozë, njërën nga to të pezulluar si vendim për dy vjet dhe është gjobitur me 75 mijë euro për shkak të sjelljes raciste të tifozëve në ndeshjen me Anglinë në Eliminatoret për “Euro 2020”.

Federata e Futbollit në Bullgari është gjobitur edhe me 10 mijë euro për shkak të pengesave gjatë intonimit të himnit dhe do t’i duhet ta mbajë banerin ku shkruan “Jo racizmit” me logon e UEFA-s në të, raporton “Sky Sports”. Kjo federatë kishte edhe akuza të tjera për skenat në humbjen si vendëse 6 me 0 ndaj Anglisë më 14 tetor.

Ndeshja ishte ndërprerë dy herë nga gjyqtari për shkak të thirrjeve raciste. Pos Bullgarisë, Federata e Anglisë është gjobitur me pesë mijë euro për shkak të pengesave gjatë intonimit të himnit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shembull të ndritshëm në respektimin e pakicave, përfshirë atë…