Dënohet mashtruesja kineze pas sekuestrimit ‘më të madh’ të bitcoinëve në botë

30 shtator 2025 | 08:30

Zhimin Qian, shtetase kineze e njohur edhe si Yadi Zhang, u shpall fajtore në Londër për përfshirje në mashtrimin më të madh në botë me kriptomonedha.

Ajo mashtroi mbi 128,000 persona në Kinë nga viti 2014 deri më 2017 dhe përvetësoi miliarda paund që i fshehu në Bitcoin.

Policia britanike sekuestroi 61,000 Bitcoin me vlerë mbi 5 miliardë euro, konfiskimi më i madh i kriptomonedhave në histori.

Qian arriti të largohej nga Kina duke përdorur dokumente të rreme dhe u vendos në Mbretërinë e Bashkuar, ku përpiqej të pastronte paratë përmes investimeve në pasuri të paluajtshme.

Policia britanike thotë se arrestimi i saj u arrit pas një hetimi të gjatë dhe kompleks që përfshiu edhe bashkëpunim me autoritetet kineze, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ajo kishte bashkëpunuar me një shtetase tjetër kineze, Jian Wen, një punonjëse restoranti që ndihmoi në pastrimin e parave të vjedhura. Wen u dënua me 6 vite e 8 muaj burg vitin e kaluar.

Wen bleu prona në Londër dhe Dubai, përfshirë një shtëpi luksoze në veri të Londrës, ndërsa nuk kishte burime të qarta financiare. Ajo pretendonte se investimet ishin për një “punëdhënës nga Kina”, por autoritetet britanike gjetën dëshmi që lidhnin aktivitetin me krimin financiar.

Qian paraqitej si një sipërmarrëse vizionare që do ta kthente Kinën në një qendër financiare dhe teknologjike, por në realitet, po grumbullonte fonde përmes mashtrimit.

Hetimet për këtë rast vijojnë dhe autoritetet britanike janë duke punuar për të siguruar që paratë e vjedhura të mos rikthehen në duart e autorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tajfuni i fuqishëm Bualoi ka shkaktuar deri tani 19 viktima…