Dënohet me burgim të përjetshëm personi që i vrau 17 nxënës në një shkollë në ShBA

03 nëntor 2022 | 08:45

Personi i armatosur që vrau 17 persona në shkollën e mesme “Marjory Stoneman Douglas” në Parkland të Floridas, është dënuar me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht.

Gjyqtarja e qarkut Broward, Elizabeth Scherer, e dënoi vrasësin zyrtarisht të mërkurën gjatë një seance.

Personi i armatosur u deklarua fajtor në tetor të vitit të kaluar për vrasjet e vitit 2018.

Familjarët e viktimave u shprehën të lumtur për dënimin që mori i pandehuri, shkruan BBC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do…