Denveri mposhti Toronto

17 dhjetor 2018 | 15:16

Spikat humbja e Toronto Raptors në Konferencën së Lindjes. Skuadra kanadeze u mund 95-86 nga Denver Nuggets, ndeshje ku loja e të dyja skuadrave ishte me luhatje.

Jokiq me 26 pikë bëri diferencën në fushë për Denverin, ndërsa 29 pikët e 14 rebound të Leonard për Toronton mbetën thjeshtë për statistika. Gjithsesi deri diku kjo është një humbje e pranueshme për Raptors pasi përballë kishin skuadrën që kryeson konferencën e Perëndimit edhe pse në mënyrë surprizë.

Humbet edhe skuadra e Los Angeles Lakers, që u mposht 128-110 nga Washington Wizards brenda në kryeqytet, takim që u dominua nga basketbollistët vendas të cilët merituan fitoren.John Wall me 40 pikë e 14 asistime ishte lideri mbi parket për Washington, ndërsa në krahun tjetër LeBron James zhgënjeu totalisht pasi e mbylli me 13 pikë, duke mos qenë në një mbrëmje të mirë.

Rezultatet

Brooklyn – Atlanta            144-127
Cleveland – Philadelphia 105-128
Indiana – New York          110-99
Washington – Lakers        128-110
Dallas – Sacramento          113-120
New Orleans – Miami        96-102
Denver – Toronto               95-86

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, ka kundërshtuar draft-marrëveshjen…