
Deondre Burns, përforcimi i parë i huaj te KB Prishtina
23 korrik 2025
| 15:38
KB Sigal Prishtina ka bërë edhe përforcimin e parë të huaj për sezonin 2025/26. Sigal Prishtina, të mërkurën e ka prezantuar amerikanin Deondre Burns, i cili luan në pozitën e fundorit dhe është i gjatë 191 centimetra.
28-vjeçari prej vitit 2020 bën karrierë në Evropë, ndërsa ka luajtur në Zvicër, Qipro, Suedi, Izrael dhe Francë.
Madje, në Qipro me skuadrën Keravnos, Burns ka fituar titullin e kampionit, Kupën dhe Superkupën. Sezonin e fundit, Burns ka qenë pjesë e ekipit nga Franca, Le Portel për një periudhë të shkurtër pasi i është bashkuar nga Hapoel Holoni.
Në dy ndeshje të luajtura me Le Portelin në FIBA Europe Cup, Burns ka pasur një mesatare prej 10 pikëve, 2 kërcimeve dhe po aq asistimeve.