Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson sukseset e Shërbimit Korrektues të Kosovës
Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, priti në një takim Kyle Conahanin, zyrtar i Departamentit të Shtetit të ShBA-së nga zyra për kundërterrorizëm.
Gjatë takimit, drejtori Dibrani ka njoftuar zyrtarët amerikanë për zhvillimet, të arriturat dhe sukseset e Shërbimit Korrektues të Kosovës, si në nivelin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtare, me theks të veçantë në rolin dhe avancimin e Njësisë së inteligjencës së SHKK-së.
Po ashtu, drejtori Dibrani i ka falënderuar ata për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se falë përkrahjes së partnerëve ndërkombëtarë, e në veçanti Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Shërbimi Korrektues i Kosovës sot është lider në rajon, si për nga trajtimi ashtu edhe për nga siguria, e po ashtu edhe shembull i suksesit dhe model për t’u ndjekur nga vendet e rajonit.
Në takim është diskutuar edhe për çështjet që lidhen me kundërterrorizmin, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe forcimin e sigurisë.



