
Deputetë dhe zyrtarët e PDK nga Drenasi në mbështetje të Petrit Hajdarit
Zyrtarë të lartë të PDK-së nga Drenasi, deputetë, anëtarë të Kryesisë, të Këshillit Drejtues, janë takuar sot për t’i dhënë mbështetje kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari.
Ky i fundit ka shkruar në faqen e tij në Facebook se i pari është qytetari i Drenasit, e programet politike janë veç shërbim ndaj tij.
“Bashkimi, unifikimi dhe shërbimi është ajo që i duhet Drenasit. Energjitë e PDK-së në Drenas janë të bashkuara rreth një projekti që synon t’i japë Drenasit pamjen dhe qeverisjen që meriton”, ka shkruar ai.
“Deputetë e kandidatë, kontribues të PDK-së e mbi të gjitha, qytetarë të Drenasit, i bashkon projekti e programi ynë për ta zhvilluar Drenasin. Falemnderit shumë të gjithëve për përkrahjen!
Rrugëtojmë të bashkuar për qytetarët e Drenasit. Programi zhvillimor i PDK-së i thërret dhe i bashkon të gjithë. Zemra e Drenasit rreh për shërbim”, tha Hajdari.