Deputetët e LV-së dhe PDK-së përplasen për shpenzimet e fushatës

05 nëntor 2021 | 15:33

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportet e auditimit të raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2018, 2019 dhe 2020

Në këtë mbledhje është thënë se subjektet politike nuk po i paraqesin donacionet dhe grantet, derisa progres ka shënuar Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Kjo mbledhje është shoqëruar edhe me debate, ndërmjet LV-së dhe PDK-së për shpenzimet e fushatës.

Përkundër aludimeve, auditori Ymer Shatri, ka thënë se LV-ja është audituar në vitin 2019, mirëpo për shkak të disa gabimeve në data nuk kanë qenë në dijeni se në cilin raport me e vendos.

Për këtë çështje, ai ka thënë se KQZ-ja ka qenë e njoftuar. E progresin më të madh, e ka shënuar PDK-ja në korrigjimin e gabimeve.

“LV-ja është audituar në vitin 2019, veç nuk kemi ditur ku me e lidhë dhe në cilin raport me e dorëzuar sepse ka pasur disa gabime në data dhe në tituj, e kemi njoftuar ne KQZ-në. Koalicioni PAN nuk ka dorëzuar raport fare”.

“Partitë politike që kanë bërë progres është sidomos PDK-ja subjekti që ka bërë më së shumti korrigjime, e ka punuar shumë sidomos në mohimin e opinione, edhe me VV-në jemi të kënaqur, por me LDK-në jo shumë, AAK e vetmja parti është që ka siguruar kontabilist të certifikuar për pasqyrat financiare”, ka thënë ai.

Shatri ka thënë se subjektet politike, nuk po janë transparente karshi donacioneve.

Ndërsa zyrtari ndërlidhës i Kuvendit me agjencitë e pavarura, Fehmi Pireva, ka thënë se në raportin e 2019, Vetëvendosje ishte pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale në veri të Mitrovicë, mirëpo ka theksuar se në raportin final nuk figuron.

E për këtë ka reaguar edhe kryetarja e këtij komisionit, Hykmete Bajrami.

Ajo i është drejtuar auditorit, se ka bërë mohim të opinionit për subjektet që nuk kanë pasur pasqyra financiare.

Mirëpo, ish-ministrja Bajrami ka thënë se raportet e opinioneve nuk janë aspak të mira për të gjitha subjektet politike, derisa shton se kjo po ndodhë për shkak se nuk ka pasur audritime të raporteve nga 2017-ta.

“LV-ja ka marr pjesë në zgjedhjet e 2019, në Mitrovicë të veriut, përderisa raporti financiar mungon, derisa përfaqësuesit e këtij subjekti thonë se e kanë dorëzuar. Raporti për VV-në nuk ka qenë i dorëzuar në Kuvend, dhe si i tillë është raportuar prej Komisionit të Pranimit, zoti Auditor ju keni bërë mohim të opinionit për subjektet politike që nuk kanë pasqyra financiare, gjë që në fakt nuk e paraqet realitetin sepse kur nuk keni material për të audituar ju nuk mund të thoni që e keni audituar kur nuk ka material”.

“Raportet e opinioneve nuk janë fare të mira për të gjitha subjektet politike, dhe këto gjetura janë për shkak se nuk ka pasur auditime nga 2017-ta”, ka thënë Bajrami.

Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka pyetur se përse LDK-ja nuk ka dorëzuar raport në KQZ-së për zgjedhjet në Podujevë.

“Të zgjedhjet në Podujevë nuk është dorëzuar raporti në KQZ nga LDK-ja, pse nuk është dorëzuar e çfarë masa janë marr dhe qysh nuk ka mundësi mos me raportuar asnjë shpenzim kur e dimë se çfarë fushate ka pasur atje, pse zoti Pireva nuk është treguar kjo çështje në raportin e juaj”, ka pyetur Rrahmani.

Më tutje, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka shprehur shqetësimin se rekomandimet po përsëriten, raporton “EO”.

“Që nga viti 2017 s’kemi pasur auditime, nëse i shohim rekomandimet shumica prej tyre janë të përsëritura”, ka thënë Beqa.

Beqa është përplasur me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ku ka thënë se nuk iu kanë bërë punë mjetet e shpenzuara në Ferizaj, pasi Rrahmani ka ironizuar me PDK-në për shpenzimet në fushatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo njihet për paraqitjet me veshje të pakta në rrjetet…