Deputetët e opozitës përplasen me Gardën në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë

04 dhjetor 2023 | 11:01

Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën që në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa tensionet janë rritur me nisjen e seancës plenare në orën 10:00.

Garda kërkoi kontroll fizik të demokratëve, ndërsa deputetët nuk pranuan me argumentin se është në shkelje të rregullores së Kuvendit.

Ndërsa dhjetëra gardistë kanë rrethuar sallën, deputetët e opozitës kanë grumbulluar sërish karriget, duke kundërshtuar praninë e tyre, raporton TCh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli pësoi humbje 0-3 në derbin ndaj Interit. Presidenti i…