Deputetët e pakicave jo-serbe konfirmojnë votën për kryeparlamentarin dhe qeverinë

11 shkurt 2026 | 08:56

Sot pritet të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë Kurti 3, një hap ky i rëndësishëm në procesin politik pas zgjedhjeve të fundit.

Deputetët e komuniteteve jo-serbe kanë bërë me dije se do të mbështesin kryeparlamentarin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe se kanë votën për formimin e qeverisë.

Ata theksuan se qëndrimi i tyre është i qartë dhe i bazuar në respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke nënvizuar rëndësinë e funksionimit të rregullt të institucioneve parlamentare.

Përveç mbështetjes për kryeparlamentarin dhe qeverinë, deputetët e minoriteteve jo-serbe kanë theksuar se vendimet e tyre do të marrin parasysh konsultimet brenda grupeve parlamentare dhe do të sigurojnë stabilitetin institucional, duke shmangur çdo bllokadë politike gjatë konstituimit të Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i trupave britanike në Norvegji do të dyfishohet gjatë…