Deputetët e Vetëvendosjes tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit

04 shkurt 2022 | 10:07

Deputetja e LV-së, Fitore Pacolli, ka theksuar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njejtin standard.

“Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompensimin e deputetëve. Llogaridhënie dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të Republikës!”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka kritikuar ministrin e…