Deputetët kërkojnë mbylljen e AKP-së

25 tetor 2018 | 16:23

Deputetët e Kuvendit të Kosovës ,e kanë shqyrtuar të enjtën raportin vjetor të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017 dhe kanë kërkuar që AKP-ja, të mbyllet.
Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se ky raport paraqet një shpërfaqje të punës operative e financiare të AKP-së, dhe të një modeli ekonomik totalisht të gabuar.
Ai ka thënë se 70 përqind e importeve në Kosovë janë produkte ushqimore, teksa shtoi se nuk nevojitet asgjë e jashtëzakonshme që ekonomia kosovare të bazohet në kërkesë, duke prodhuar vet produktet që importohen. Për këtë ai tha se PSD-ja nuk do ta votojë raportin në fjalë. Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet ë fokusohet në orientimin e tregut nga oferta tek kërkesa, në mënyrë që prodhimi të jetë fokusi kryesor.
Politikat ekonomike, sipas tij, duhet të bëhen në funksion të vendeve të punës e jo të profitit.
Në fund, raporti nuk është votuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Feniksi është tërhequr nga…