Deputetët mblidhen për 1 maj, Kuvendi njofton për vazhdimin e seancës konstituive

30 prill 2025 | 18:48

Të enjten, më 1 maj, do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendnit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës tashmë ka publikuar agjendën, ku ka bërë me dije se seanca vazhdon nesër nga ora 10:00.

Të martën dështoi për herë të tetë seanca konstituive e Kuvendit.

Kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu assesi nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme.

Pas 6 dështimeve për ta zgjedhur Albulena Haxhiun, kryeparlamentare, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë e ka bërë një lëvizje të re, ai i ka ftuar për takim, para nisjes së seancës kryetarët e dy partive më të mëdha Memli Krasniqin e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.

Sipas letrës së dërguar nga Kurti, ftesa për takim është të enjten e 1 majit në ora 08:30, më shumë se një orë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në letrat e siguruara nga Gazeta Online Reporteri.net, Kurti përmend se për konstituimin e Kuvendit, duhet zgjedhur Kryetarin e pastaj nënkryetarët.

“Me qëllim konstituimin e Kuvendit të Republikës, duhet zgjedhur kryesia e Kuvendit, së pari kryetari pastaj edhe pesë nënkryetarët. Duke u bazuar në Kushtetutë, tre nënkryetarë do të jenë nga tri partitë fituese që fituan më së shumti ulëse, andaj ju ftoj për një takim të përbashkët”, thuhet mes tjerash në dy letrat e dërguara në drejtim të Abdixhikut dhe Krasniqit.

Ndërkohë ftesa e Kurtit për takim është refuzuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nga PDK ende nuk janë deklaruar nëse do të shkojnë në takimin e thirrur nga Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar kryetarin PDK-së,…