Deputetët nga Kosova vizitojnë veprimtarin Sali Bislimi në Zvicër
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka pritur sot në qytetit Delémont të kantonit Jura, deputetët e Kuvendit të Kosovës Floreta Zenjullahu, Isak Shabani, kandidatët për deputet Nait Hasani dhe Ragip Xhaka, si dhe Ali Shehollin.
“Organizova edhe një pritje nga deputetët kantonal të Jurës, Raoul Jeaggi, Gauthier Corbat, Baptiste Laville. Kënaqësia ishte edhe më e madhe për të më vizituar në zyrën ligjore nga vendi ku 24h/24h jemi në shërbim të Kosovës dhe vlerave të lirisë dhe demokracisë”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Veprimtari Bislimi ka treguar se për angazhimin e tij rreth regjistrimit të shoqatës “Miqtë e PDK-së” ka dhënë një donacion në vlerë të 1500 frangave.
“Graniti nuk na ka harruar për të na sjell nga një fanellë për të na inkurajuar dhe falënderuar për punën që duhet bërë për çështjen kombëtare. Një ditë e tërë së bashku për të reflektuar dhe organizuar që Kosova kësaj radhe duhet të ndryshoj kahjen politike që është vitale për shtetin dhe demokracinë e Kosovës”, ka shkruar Bislimi, duke shtuar se vlerat e familjes liberal-demokratike duhen të jenë e vetmja mundësi dhe opsion që Kosovën ta shohim ndryshe më mirë dhe më bukur.



